Mangalemi eshte nje nga lagjet me te vjetra te Beratit, e ndertuar mbi shkembinj por njerezit qe jetojne ne keto shtepi kane mbi kokat e tyre nje denim.

Sado te bukura te duken shtepite prej guri, disa gure te tjere edhe me te medhenj po ua shkurtojne ditet dhe po ua shkaterrojne qetesine. Behar dhe Zana Qypi kane nje aktivitet te hershem ne Mangalem por lagjia nuk eshte me dashamirese ndaj tyre.

Gjate pasditeve kur ata punojne ne robaqepsi e kane pare jeten ne fije te perit. “Nuk morem vesh nga erdhi ajo zhurme. Pame tjegullat qe rane. Jemi trembur jashte mase, por fale Zotit guri ra ne mes te dyqanit sepse ne nuk do ishim te gjalle sot”, thote Behari, ndersa Zana shton: “Rreziku eshte shume i madh. Ne cdo kohe degjon nje zhurme dhe ne trembemi menjehere”.

Jeta e banoreve te Mangalemit ka ndryshuar shume nga rrokullisja e gureve famekeq. Edhe ne robaqepsine e Zanes dhe Beharit puna nuk eshte si me pare, sepse eshte rralluar per shkak te frikes. Ankthi ndjehet edhe ne rruge.

Kush kalon poshte Mangalemit, syte i mban gjithmone larte me shprese se guri do ta kurseje edhe kete here. Ka njerez qe mendojne se mali i perndjek, dikujt i eshte shembur shtepia dhe dikush kujton makinen e shtypur nga shkembinjte. Kanosja e natyres se eger ndjehet me shume tek familjet qe banojne me siper.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel