Siberi, e programuar per te vrare meshkuj…

30/10/2009 10:00

E destinuar per te vrare burrat e jetes se saj. Me pak fjale ky eshte fati i nje 45 vjecareje ne Rusi, e cila ka ekzekutuar 3 meshkujt, dy bashkeshorte dhe nje te dashur.

Gruaja nga Siberia e ka kaluar jeten qe prej vitit 1992 prapa hekurave me ndalesa te shkurtra, praktikisht sa per te vrare mashkullin e radhes. Sipas gazetes “Komsomolskaya Pravda”, Irina Rybalko nga qyteti Novosibirsk vrau ne vitin 1992 ish bashkeshortin, duke e therur me nje thike pas grindjes.

Per kete krim ajo u denua me 4 vjet heqje lirie. Pasi doli nga qelia ajo nisi nje histori me nje tjeter mashkull, te cilin e vrau po ashtu me thike gjate nates se Haloween. Ne vitin 2002 ajo ishte rikthyer ne liri pas 10 viteve burg por vesin e vjeter nuk e kishte harruar.

Mbremjen e vitit te ri gjate ketij viti ka vrare te dashurin pas nje grindje per shkaqe xhelozie. Per krimin e trete ajo duhet te vuaje edhe 12 vjet heqje lirie. Ky eshte denimi i dhene nga gjykata qe mesa duket do kete serish pune me 45 vjecaren pas 12 vjetesh.   

Top Channel