Bukuria per nje femer eshte po aq e rendesishme sa llogaria bankare per nje mashkull. Dhe perpjekjet e tyre per ta gjalleruar, rinovuar dhe permiresuar ate jane te pafundme.

Buzekuq, ton, boje flokesh, rimel, palester, operacione plastike e tere industria e bukurise femerore eshte nje gjigand me buxhete te krahasueshme me industrine mashkullore te luftes!

Dhe ashtu si me sekretet ushtarake, edhe ne boten e sekreteve te bukurise, shume te rralla jane ato femra qe i tregojne ato.

Monika, eshte nje vajze e re qe do te na tregoje hilen me te re qe eleminon ligjet e moshes, kohes dhe gravitetit: Botox-in.

Qendrat estetike sot mbajne me shume sekrete se dhomat e rrefimit, por pertej sekretit profesional, Monika ka pranuar te na tregoje nje seance Botox-i!

“Tani ne Shqiperi ka hyre dhe shume pak veta e pranojne se e bejne. Kam bere pjesen e syve dhe pjesen e ballit”, shprehet Monika.

Dicka midis makjazhit te mire dhe operacionit plastik, Botox-i po kthehet ne manine e femrave shqiptare te cdo moshe dhe te cdo kategorie sociale!

“Te jesh e bukur eshte mire, por qe te vazhdosh te jesh e bukur duhet nje ndihmese e vogel dhe ne kete rast eshte Botox-i”, thote Monika.

Por si filloi gjithçka?

“Une jam 28 vjece dhe nderhyrjen e pare e kam bere ne moshen 26 vjece. Une flas shume me mimike dhe sa here rrudhosja ballin kur isha 16-17 vjece shihja se me krijohej nje shenje”, rrefen Monika.

Kenaqesia pas nje nderhyrjeje me Botox eshte e shumfishte!

“Disa nuk e vune re se c’kisha bere, ishte dicka shume e vogel, ndersa te tjere me pyesnin per ndryshimin”, shprehet Monika.

Por problemet me bukurine per nje femer jane shume me te komplikuara se nje vizite ne nje qender estetike!

“Lekura eshte gjeja kryesore qe nje femer duhet te kete mire, pastaj jane floket, eshte veshja. Por kryesore mbetet lekura”, thote Monika.

Por ne fund çfare duan ne te vertete femrat?

“Kur e kam bere kete nuk kam menduar fare per meshkujt. Une mendoj se femrat e bejne per t’u ndjere mire me veten e tyre”, shpjegon Monika.

Botox-i nuk ka shume kohe qe eshte importuar ne vendin tone, por fanatikeve te imazhit nuk u shpeton asgje.

Te ishte per Moniken dhe per shume femra te tjera shqiptare nese jeta nuk do te kishte shpenzime te perditshme, ne vend te vakteve do te preferonin nje trajtim neper qendrat estetike, por fatmiresisht koha dhe parate, nganjehere, nuk teprojne.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel