Sarkozy censuron emisionin satirik per te birin

29/10/2009 17:30

Arma e tyre? Tallja, satira e thelle dhe ironia. Personazhet e marre ne shenje: aktore, politikane dhe sportiste.

Eshte emisioni me popullor ne France, “Les Guignols de l’info”, nje shfaqje me kukulla qe ben satire me marionetat. Dhe ne keto jave te fundit protagonisti me i diskutuar i shfaqjes, nuk mund te ishte tjeter vecse Jean Sarkozy, djali i presidentit Nicolas i cili u propozua per te marre presidencen e EPAD-it.

Videot ne rrjet qe tallen me 23 vjecarin jane zhdukur. Reagimi ka qene menjehershem nga disa nga mediat vendase.

Aspak i kenaqur per shfaqjen, mesa duket, ne kete pune ka gisht babi Sarko. “Guignols kane kaluar caqet”, eshte shprehur presidenti, sipas gazetes, “Le Canard Enchaîné”. Per me shume Nicholas Sarkozy ka kerkuar edhe “koken” e zevendesdrejtorit te “Canal+”, Rodolphe Belmer.

Per momentin jane zhdukur menjehere te gjitha filmimet me skecet per te birin. Nuk ka asnje gjurme as ne “YouTube” apo “Dailymotion”.

E gjitha Franca pyet veten: “Canal+” i eshte nenshtruar presioneve te Elizeut apo eshte vetecensuruar?

Top Channel