Bulqiza ra ne sy si nje zone e pasur qe ne `40-en. Nje banor vendas, Hamit Durici u kishte derguar italianeve ne ate kohe qe gur te zi te cuditshem dhe ata e vleresuan si nje nga mineralet me te mira ne Evrope.

Prej filleses se saj ne keto ambiente kane humbur jeten 321 punetore, midis tyre eshte edhe Avni Durici, pasardhes i atij qe zbuloi minieren. Ne dite punetoret e minieres i shkulin nentokes 40 ton krom, ndersa deri tani nga “barku” i saj jane rrembyer 13 milione ton.

Bulqizaket me shume punojne, sesa flasin, por per kromin mund te te mbajne gjate. Punetoret thone se jane te lidhur shume me gurin gjysem-metalik dhe mundohen qe edhe sasine me te vogel t`ja rrembejne nentokes.

Eshte nje ndjenje e cuditshme, thote njeri prej tyre, kur e shikon kromin nga larg dhe je ne dileme te rrezikosh apo jo per ta bere tendin….Kjo ndodh sa here qe minatori bie ne shtresa te paparashikuara. ata punojne ne nivelin e 16-te, qe do te thote 6 metra nen nivelin e detit.

Sebashku me zjarr-metarin Myslymi po studion frontin e punes. Merr ne duar martelin qe e mban prej vitit 1982 dhe nis te germoje. Keshtu minatoret lene pas nje tjeter dite te pluhurosor koke e kembe, me fatin e tyre pas shpatullave  dhe bisedat per diten e punes, ata shkojne drejt siperfaqes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel