Jemi vone! Eshte ora 12 e 50 min dhe ne, ashtu si thote shprehja: po na iken treni! Ndodhemi ne stacionin hekurudhor te Durresit, me i rendesishmi dhe me i madhi ne Shqiperi.

Do te udhetojme ne jeten e njerit prej makinisteve te paket qe kane ngelur neper Shqiperi.

Shaban Goga e ka kaluar pjesen me te madhe te jetes se tij ne keto lokomotiva, duke ngare neper rruget e paracaktuara nga binaret e pagabueshe.

“Mbasi mbarova ushtrine, fillova punen atje ku isha perpara se kryeja ushtrine dhe e lash profesionin vetem per t’u bere makinist, eshte nje deshire, eshte nje hobi”, shprehet Shabani.

Zanati i tij ndoshta nuk eshte me i kerkuari ne tregun e sotem te punes, por per Shabanin, ky eshte pasioni i nje jete.

“Fillimisht fillova si ndihmes. Mbarova e shkollen e mesme te hekurudhes dhe pastaj mbarova kursin per makinist. Kam ardhur ne hekurudhe ne moshen 24 vjecare dhe tani kam 38 vjet ketu”, thote Goga.

Per kedo treni ka qene nje mjet gati ekzotik, me madhesine, zhurmen karakteristike dhe levizjen gjarperuese!

Shabani ka plot 38 vjet qe nget lokomotiva dhe cdo kohe ka pasur te vecantat, te mirat dhe te keqiat e veta!

“Puna ka qene me e ngarkura atehere, ndersa kushtet si personel tani jemi me mire. Atehere punonim 24 ore dhe paguheshim 12, ndersa tani sherbimet dorezohen ne orar neper stacione”, shpjegon trenisti.

Me zhvillimin urban te zonave dikur te pabanuara, jeta e nje makinisti eshte bere pothuajse e pamundur, e mbushur me ankthe gjate punes dhe me makthe gjate nates.

Papergjegjshmeria e njerezve ka sjelle qe cdo makinist i republikes te kete te pakten nje jete njerezore ne ndergjegje!

“Te shtypesh nje njeri eshte dicka shume e rende edhe pse nga ana ligjore une jam i mbrojtur”, thote Shabani.

Sirena e trenit kumbon gjate gjithe udhetimit dhe jo per te lajmeruar mberritjen ne stacion.

Ne shumicen e rasteve ajo eshte nje sirene alarmi per ata qe zgjedhin shinat si vendpushim.

Udhetimit tone po i vjen fundi, ndersa makisinisti po pergatitet per te shkuar ne nje destinacion te ri.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel