Hungari, policet fitojne lotarine, braktisin rajonin

19/10/2009 16:05

Nje skuader policie ne nje qyteze hungareze ka paraqitur doreheqjen ne zyren e shefit pasi 15 policet qe benin pjese ne te kane fituar nje lotari prej 14 milione eurosh.

Agjentet kane arritur te fitojne jackpot-in pasi kishin marre pjese bashkarisht ne lojen popullore. Behet fjale per shumen e gjashte me te madhe te dhene ne Hungari nga lotarite.

Sipas agjencise se lajmeve, Ananova, agjentet kane dorezuar ne te njejten kohe pistoletat dhe distinktivet, duke krijuar gjendje kaosi ne rajon. Per te normalizuar situaten jane dashur disa dite sepse periudha e rekrutimit ka zgjatur shume. Nderkohe, ish agjentet jane zhdukur duke mos lene asnje gjurme.  

Top Channel