Ana eshte 7 vjec dhe per fatin e keq te saj dhe te prinderve, ajo nuk gezon nje shendet normal. Gjithe jeten ajo ka qene nje femije jo aktiv, me probleme shendetesore.

Por problemet e familjes nuk mbarojne ketu. Kryefamiljari Agim Zeqaj nga Mallakastra eshte i papune. Ai nuk mund te emigroje pasi Ana kerkon perkujdesjen e te dy prinderve e nga ana tjeter mundesi punesimi ne zone nuk ka. Vajza e paralizuar semuret shpesh dhe per ta mbajtur ne jete duhen kura te kushtueshme.

“Nje here ne 15 dite duhet te shkojme tek mjeku”, thote e ema. Paradoksi me i madh eshte se Ana eshte burimi i vetem i te ardhurave te shtepise. Fryma e te katertve mbahet me pensionin e Anes. Ana ben nje jete teresisht pasive dhe as nuk behet fjale qe ajo te kerkoje gjera edhe kur i ka te nevojshme.

“Nuk mundem te vij ne shtepi kur nuk shikoj nje femije te paralizuar”, shprehet i ati. Familja Zeqaj ka humbur edhe dy djem qe linden me probleme dhe i vetmi pasardhes i shendetshem i ciftit eshte Ela, vajza 13 vjecare. E vetmja gje qe kerkojne prinderit eshte ndihma nga shteti per te zgjatur ditet e jetes se Anes dhe per t’ia bere me pak te vuajtshme. “Une dua vetem nje vize per te nxjerre merakun tim, vetem kete kerkoj”, thote kyefamiljari. 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel