Iran, denim i vecante per fshatarin, dogji gomarin

17/10/2009 15:30

Nje fshatar ne Iran ka marre nje denim mjaft te vecante por ne dukje edhe te veshtire, pasi dogji te gjalle nje gomar.

Ne provincen Fars, gjykata ka denuar fshatarin te mesoje permendesh te gjitha fjalet e urta te profetit Muhamed pasi ai u cilesua fajtor per vrasjen mizore te gomarit qe kishte hyre ne kopshtin e tij.

Gjithashtu ai do qellohet edhe 50 here me kamzhik dhe do mesoje theniet e 12 imameve qe kane dhene keshilla per te trajtuar mire kafshet. A do t’ia dale dot fshatari qe te fiksoje ne mendjen e tij gjithe keto detyra shtepie? Eshte i detyruar ta beje…!

Top Channel