Ventilatori i se ardhmes do te jete pa flatra. Ajo qe duket nje paradoks, eshte prodhimi me i fundit i zhvilluar nga shpikesi i njohur James Dyson.

Pasi e ka projektuar dhe hedhur ne treg me sukses “shkopin elektrik pa cati”, 62 vjecari britanik ka prezantuar “Dyson Air Multiplier”: ventilatorin pa flatra, 15 here me efikas se ai tradicional, i sigurte dhe i lehte per t’u pastruar.

“Air Multiplier” thith ajrin fale nje motori dhe e nxjerre jashte me shume shpejtesi.

Inxhinieret e Dyson kane kaluar kater vjet studime per te zhvilluar dhe aplikuar nje teknologji teresisht te re.

Produkti kushton 212 euro, thuajse 10 here me shume se nje ventilator i zakonshem, por sipas prodhuesve shpenzimi ja vlen.

Top Channel