Gjithnje te lodhur? Zbulohet virusi

12/10/2009 11:10

Nuk eshte semundja e dembeleve apo e te semureve te shtirur. E dyshuar se shkaktohej nga probleme psikologjike apo psikiatrike, sindroma e lodhjes kronike (CFS) ka marre patenten e nje patologjie te vertete me rrenje organike.

Sipas nje studimi te publikuar ne revisten “Science”, nje nga shkaqet e kesaj semundjeje mund te jete nje virus qe normalisht prek minjte, “xenotropic murine leukemia virus”.

68 paciente paciente amerikane ne 101 te marre ne shqyrtim kane rezultuar pozitiv.

Nderkohe 95 perqind e popullsise normale kane zhvilluar antikorpe qe luftojne kete virus i cili qendron ne ADN dhe transmetohet gjenetikisht.

Kjo patalogji prek te pakten 17 milione persona ne te gjithe boten dhe mund te shkaktoje gjashte muaj lodhje, humbje te kujteses, mosperqendrim, dhimbje fyti apo crregullime te gjumit.

E zbuluar ne 1980 ne SHBA, 19 vite me vone super te lodhurit kane marre njohjen zyrtare te qendres amerikane te semundjeve infektive.

Top Channel