Coli: Aleks Keka, korrier droge

12/10/2009 19:25

Kur kane kaluar disa muaj nga vrasja e kryetarit te PDK ne Malesi te Madhe, Aleks Keka dhe prokuroria nuk ka ende te dhena per autoret e ketij ekzekutimi, Adriatik Coli risjell emrin e tij per ngjarje te tjera te ndodhura vite me pare.

Deshmitari dhe bashkepunetori i drejtesise ne procesin kunder bandes se Durresit, ka habitur trupen gjykuese, prokurorine por edhe avokatet e te pandehurve, kur gjate procesit me dyer te mbyllura ka folur edhe per Aleks Keken.

Sipas Colit, Keka eshte perdorur vite me pare nga banda e Durresit si korrier i droges ne Mal te Zi. Emri i Aleks Kekes permendet nga deshmitari per here te pare, ndersa ne deshmine e dhene para prokurorise ai nuk e thote nje fakt te tille.

Kjo gje ka revoltuar avokatet, te cilet i thane gjykates se deshmitari duhet te mendohet sepse po thote fakte per te cilat s’ka folur ne deshmine e pendeses.

Por Coli ka vijuar edhe me detaje te reja duke lakuar emrin e nje avokati te njohur dhe te birit, qe sipas tij kishin nxjerre ne prite nje nga viktimat e bandes se Durresit.

Sipas Colit, avokati me inicialet A.H kishte njoftuar per vendndodhjen e shenjestres se radhes.

Top Channel