Te burgosur nga mijera password

09/10/2009 10:15

Secili prej nesh ka nje date lindjeje, dikush femije, kafshe shtepiake, kod fiskal, qytet ku banon, targa makinash e disa data te paharrueshme.

Me keto materiale ne shpesh ndertojme password-et tona qe i perdorim ne adresat personale te postes elektronike, apo per site te caktuara. Kater persona ne 10 perdorin te njejtin password per site-t ku jane regjistruar, apo per adresat e ndryshme elektronike.

Kur behen bashkime emrash me data te caktuara, apo vendosen emra kafshesh te dashura, phisher-ve u duhen vetem pak sekonda per te zbuluar sekretin. Phising do te thote: Vjedhje e te dhenave te caktuara.

Pak dite me pare 20 mije perdorues te Gmail dhe 10 mije te Hotmail zbuluan se emri i tyre perdorues-password perfundoi ne rrjet ne sherbim te te gjitheve.

Ndaj eshte mire qe te gjithe ju qe keni ‘llogari’ ne keto sherbime postare te ndryshoni password-in.

Ju sugjerojme qe per perzgjedhjen e nje password-i te ri, minimialisht fusni 8 karaktere, mos perdorni pjese nga user-i, perdorni te pakten nje numer si dhe ndryshoni passwordet per site-t ku navigoni .

Megjithate per t’ia nisur kesaj pune duhet te kesh edhe fantazi per gjetjen e password-eve qe mbahen mend lehte.

Nje zgjidhje eshte nje fjale kyce, te ciles i shtohen numra te ndryshem nga pas.

Nje tjeter eshte vendosja e password-eve duke shkruar dicka logjike qe mund te kete lidhje me nje ngjarje te caktuar. Vetem mos e ekzagjeroni me gjatesine…

Top Channel