SHBA, “Robin Hood” ne versionin femer

08/10/2009 16:40

Zemergjeresia i ka kushtuar nje femre ne SHBA, 1 vit e 1 dite burg. Behet fjale per nje “Robin Hood” te koheve moderne por ne versionin femer qe ka zbritur nga pyjet e Nottinghamshire per t’u punesuar ne nje banke ne Detroit.

Personi ne fjale i zhvati bankes se kredive ne te cilen punonte, plot 340 mije dollare per te ndihmuar klientet te cileve u refuzohej e drejta per kredi. Patricia Keezer eshte kapur ne momentin qe do kreditonte me 2 mije dollare nje person qe duhej te shlyente disa gjoba, por ajo nuk ka treguar aspak pendese sepse rrefeu qe kete veprim e kryente prej 8 vjetesh.

Gjykatesja e distriktit te Detroitit,  Marianne Bottani e ka cilesuar te pandehuren nje “Robin Hood te koheve moderne”. Akuza kerkoi 2 vjet heqje lirie duke thene se teoria e vjedhjes per qellime humanitare nuk eshte e besueshme. Por nga ana tjeter, as pala mbrojtese nuk arriti te vertetonte ku shkuan me saktesi parate, pervec faktit qe nuk i kishte marre as punonjesja dhe as bashkeshorti i saj.

Top Channel