Presidenti kroat Stipe Mesic ka deklaruar sot se me percaktimin e statusit te Kosoves procesi i normalizimit te rajonit te Ballkanit eshte bllokuar.

Sipas Mesic, nga njohja e pavaresise se Kosoves ka shkaktuar ngadalesimin e normalizimit te marredhenieve mes Zagrebit dhe Beogradit.

“Rajoni ka filluar te ece prapa. Pakenaqesia e Beogradit me njohjen e Kosoves ka filluar te bjere mbi Bosnje e Hercegovinen dhe mund te ndikoje ne stabilitetin e ketij shteti”, ka pohuar Mesic.

Presidenti kroat ka nenvizuar se vendi i tij nuk ka asnje pretendim territorial ndaj Bosnjes dhe ka theksuar se Zagrebi e ka bindur pakicen kroate se vendi i saj eshte BeH.

“Ne presim qe edhe Beogradi t’ua drejtoje serbeve te Bosnjes nje mesazh te tille, por nuk e dime se kur do te ndodhe”, ka shtuar Mesic.

Top Channel