Maqedoni, dvd me enciklopedine ne tregun e zi
08/10/2009 11:55
Edhe pse teksti i enciklopedise se re maqedonase eshte terhequr nga tregu, dvd me permbajtjen e saj kane dale ne shitje ne tregun e zi maqedonas.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave dvd-ja eshte kerkuar nga nje numer i madh intelektualesh, studentesh dhe nxenesish.
Sipas burimeve, te cilat kane kontaktuar me Akademine e Shkencave, kreret e ketij institucioni kane denoncuar ngjarjen tek strukturat e Ministrise se Brendshme.
“Po shqyrtojme veprimin se si ka dale kjo veper nga ASHAM dhe pergjegjesi duhet te kerkohet brenda institucionit”, ka deklaruar sekretariati per informim i akademise.
Diten e djeshme kryesia e ASHAM shkarkoi redaksine qe kishte hartuar enciklopedine, ne te cilen fyhej kombi shqiptar.
Top Channel