Gjermani, hengri ushqimin ne pune, pushohet sekretarja

08/10/2009 16:15

Hengri nje pjese te drekes qe kishte porositur shefi per nje takim me disa perfaqesues firmash, por nuk ka arritur ta shijoje pasi eshte pushuar menjehere nga puna.

Behet fjale per 59 vjecaren gjermane Magdalene H, e cila kishte nje kontribut prej 30 vjetesh si sekretare por sapo ka perfunduar se ngreni dreken, eshte pushuar menjehere. Ngjarja ndodhi gjate muajit korrik kur Magdalene, sekretare ne Shoqaten e Ndertuesve te Vestfalise, u urdherua nga shefi i saj te shtronte nje dreke per nje takim pune me disa perfaqesues firmash.

Mirepo 59 vjecarja u josh nga shumellojshmeria e ushqimeve duke ngrene nje sasi te madhe mishi dhe disa panine. Nje koleg i saj e pa dhe kete ia raportoi shefit, i cili e pushoi nga puna. Sipas gazetes “Bild”, 59 vjecarja ka paditur firmen. Presidenti i kompanise Hermann Schulte-Hiltrop ka reaguar e ka shpjeguar vendimin e menaxherit me humbjen e besimit te nje vartesi edhe pse nga jashte kjo ceshtje mund te duket shume banale.

“Nese nuk ke me besim tek nje person, atehere krijohet nje atmosfere e keqe”, u justifikua Hermann Schulte-Hiltrop. Nga ana tjeter, avokati i ish sekretares ka thene se sjellja e saj eshte normale, pasi edhe punonjesit kane te drejte te konsumojne ushqime nga dreka te tilla.

Procesi gjyqesor ne dem te kompanise do nise gjate muajit janar. Kjo nuk eshte hera e pare qe ne Gjermani ndodhin te tilla gjera te cuditshme ne vendin e punes. Ne muajin gusht, nje kompani ne Oberhausen shkarkoi nje punonjes pasi ai kishte karikuar celularin ne pune, duke i shkaktuar kompanise nje humbje prej 0,00014 qindarka.

Top Channel