Ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise, Goran Bogdanovic ka deklaruar se serbet e Kosoves nuk duhet te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit.

“Qeveria e Serbise dhe presidenti e kane shprehur prej kohesh qendrimin e tyre, se nuk ekzistojne kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve dhe per pjesemarrjen e serbeve ne to”, ka pohuar Bogdanovic.

Ai ka theksuar se ky eshte nje qendrim i qarte dhe parimor dhe ka shtuar se ne Beograd nuk do te kete pozicione kunder tij.

Reagimi i qeverise serbe vjen pak dite pas apelit qe shefi i ICO-se Piter Feith i beri serbeve te Kosoves per pjesemarrje ne procesin zgjedhor.

Top Channel