Ambasadori i BE-se ne Shkup, Ervan Fuere ka deklaruar se pas zgjedhjeve legjislative ne Greqi eshte krijuar nje atmosfere e re, e cila duhet te shfrytezohet per zgjidhjen e ceshtjes se emrit kushtetues te Maqedonise.

Fuere ka theksuar se te dyja palet duhet te angazhohen seriozisht per te zgjidhur kete ceshtje, qe po pengon projektet integruese te Maqedonise.

“Pas zgjedhjeve ne Greqi eshte krijuar nje atmosfere e re. Ne i inkurajojme palet qe te shfrytezojne kete moment per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme, qe te ndihmoje rajonin te ece perpara”, ka deklaruar Fuere.

Me tej, diplomati evropian ka bere edhe disa komente mbi raport-progresin qe KE pritet te publikoje se shpejti per Maqedonine.

“Do te jete KE qe do te percaktoje nese ka argumente te mjaftueshme qe t’u thuhet vendeve anetare se eshte koha qe te percaktohet data e nisjes se negociatave”, ka shtuar Fuere.

Top Channel