Sekreti nazist “varroset” pergjithmone ne liqen

07/10/2009 11:30

Misteri i liqenit Toplitz ne Alpet e Austrise nuk eshte zbuluar ende dhe rrezikon te qendoje i tille edhe per 99 vjet te tjere.

Enti i mbrojtjes se pyjeve “Bundesforste” ka vendosur te mos lejoje me kerkimet e aventuriereve, te cilet jane vene ne ndjekje te thesarit te SS-ve naziste qe mendohet se e kane fshehur pikerisht ne liqenin Toplitz ne vitin 1945.

Sipas zerave, ne muajin prill te ketij viti forca te shumta SS kane hedhur ne lume nje sasi te madhe diamantesh te vendosur ne arka druri. Kjo pasuri u ishte marre hebrenjve te ekzekutuar apo te mbyllur ne kampet e perqendrimit. Ne keto arka mendohet se gjenden edhe dhjetra vepra arti te rrembyera nga shtepite e europianeve, por edhe dokumente shume sekrete te Rajhut te Trete.

Sipas “Bundesforste” kjo histori nuk eshte vecse nje trillim qe prej 64 vjetesh ka terhequr pas vetes mijera historiane. Entri ben me dije se kerkimet e shumta kane vene ne rrezik faunen e liqenit. Ujerat e liqenit arrijne nuk kane oksigjen 20 m thellesi dhe shpesh here nuk ka pamje te qarte.   

FOTO GALERI
1/3
Polumbar ne kerkim te thesarit

Top Channel