Saturni, NASA zbulon unazen me te madhe

07/10/2009 09:40

NASA ka bere nje zbulim te rendesishshem duke vezhguar nje unaze tjeter te planetit Saturn qe ndodhet ne sistemin tone diellor.

Teleskopi i fuqishem Spitzer ka arritur te identifikoje unazen me te madhe te zbuluar deri tani ne kete planet. Kjo unaze ndodhet ne pjesen periferike te sistemit te planetit ne nje orbite rreth 27 grade ne krahasim me unazen e pare.

Kjo unaze eshte e perbere nga akulli dhe pluhuri ne gjendjen fillestare ne nje temperature -157 grade celcius. Saturni eshte nje nga planetet me misterioze por njekohesisht edhe me interesante te sistemit tone diellor pasi unazat qe ndodhen rreth tij jane nje fenomen qe vihen re rralle ne planetet e tjere, qofte edhe larg sistemit tone.

Top Channel