Disa njerez jetojne jo vetem prane detit, por edhe ne saje te tij.

Peshkataret, keta gjuetare te elementit te lengshem, personazhe epike te pranishme ne te gjitha perrallat e popujve detare. Peshkataret jane ndoshta profesionistet me te lashte ne toke!

Ne bregdetin e Durresit sot do te lundrojme ne jeten e njerit prej tyre!
 
Dita e Ledio Bacit nuk eshte e zakonshme. Mirefilli ajo nis pasdreke. Eshte ora per te hedhur rrjetat.

Por dalja nga dera e shtepise eshte nje ritual i shenjte pasi per peshkataret. Kthimi nuk eshte kurre i sigurt.

Ne vendin e peshkimit ne Porto Romano ku mes improvizimit, derdhjes se ujerave te zeza dhe rrezikut per jeten, keta njerez fitojne jetesen e perditshme.
 
Procesi i pergatitjes eshte i heshtur! Fati duhet te jete cdo dite me ta, koha, rrjeta e prishur, drejtimi i eres, sasia e peshkut, te gjitha do t’i benin pune Ledio Bacit t’i kishte ne favor!

Te gjithe ne varke drejt thellesive per te gjetur vendin e pershtatshem per te hedhur rrjeten, gjetja e te cilit pervec intuites eshte mbi te gjitha ne doren e shansit

Ledio nuk eshte profesionist vetem ne kapjen e peshkut por edhe ne njohjen e motit

Gama e peshkatareve eshte shume e gjere, qe nga amatoret e deri tek te rastesishmit…por profesionistet e licensuar jane shume te pakte.

Pavaresisht veshtiresive cdo peshkatar shijon momentin e tij te lavdise dhe ai moment eshte dalja nga deti pas nje peshkimi te mbare.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel