Agjentet e doganes maqedonase ne piken kufitare te Qafe Thanes kane ndaluar kalimin e librave shqiptare qe do te marrin pjese ne panairin e librit ne Tetove.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave agjentet e doganave e kane motivuar vendimin e tyre me pretendimin se librat nuk plotesojne procedurat e kerkuara doganore.

Ata u kane kerkuar botuesve shqiptare qe te kthehen ne Tirane, por keta te fundit kane refuzuar duke u vendosur ne hyrje te pikes se kalimit per te kerkuar sqarime nga autoritetet maqedonase.

“Jemi te shqetesuar me kete qe po ndodh me ne dhe kerkojme ndihme urgjente qe libri shqiptar te mos perballet me probleme te kesaj natyre. Procedurat dhe arsyetimet qe kerkohen jane shume banale”, ka deklaruar Apostol Duka, shkrimtar dhe botues shqiptar nga Tirana.

Top Channel