Kroacia do te ndihmoje Kosoven ne trainimin e forcave te policise per te luftuar cdo lloj krimi, ne vecanti ate te organizuar.

Ministri i Brendshem kroat, Tomislav Karamarko ndodhet sot ne Prishtine, ku me homologun kosovar Zenun Pajaziti ka nenshkruar nje sere marreveshjesh bashkepunimi.

Sipas mediave kosovare, Karamarko ka shprehur gatishmerine e vendit te tij per te ndihmuar policine kosovare ne luften kunder trafikut te droges, qenieve njerezore dhe kontrabandes.

Nga ana tjeter, ministri Pajaziti kerkoi ndihmen e Zagrebit zyrtar edhe ne proceset integruese, ne menyre qe Kosova te afrohet sa me shpejt me NATO-n dhe BE-ne.

Top Channel