Kryesia e Akademise se Shkencave dhe Arteve ne Maqedoni ka marre sot vendimin per te ndryshuar perberjen e redaksise qe hartoi enciklopedine e re.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave ne redaksine e re do te marrin pjese edhe eksperte te komuniteteve te huaja qe jetojne ne Maqedoni.

Sipas burimeve, redaksia e re duhet te formohet brenda nje muaji dhe anetaret e rinj te saj duhet te jene ne gjendje te ndryshojne pjeset e kontestuara te enciklopedise se perfolur.

Enciklopedia maqedonase u kundershtua ashper nga shqiptaret, te cilet ne te konsideroheshin si nje komb i ardhur nga malet dhe qe e kishte fituar territorin e tij me ane te dhunes.

Top Channel