Bie nga balona ne asfalt por shpeton

07/10/2009 09:55

Nje incident i pabesueshem ka ndodhur ne New Mexico te SHBA-se ku nje burre duhet te falenderoje fatin qe nuk ka humbur jeten pasi eshte rrezuar nga rreth 8 metra lartesi duke rene ne asfalt.

Ngjarja ndodhi ne Albuquerque gjate festes se balonave ku ai eshte rrezuar nga balona ne toke. Per shkaqe ende te panjohura, Thomas Hurd humbi kontrollin e balones se tij qe goditi nje tende. Koshi u kthye permbyes dhe burri ra ne toke duke mos pesuar asgje.

Ndersa per piloten e nje balone tjeter, Timmerly Ecklund, udhetimi i ankthit vazhdoi per me shume kohe. Organizatoret kane marre pamje te cbalancimit te balones se saj.

Pavaresisht perpjekjeve per ta mbajtur mjetin ne ajer, balona vazhdonte te shfryhej vazhdimisht dhe kabina eshte perplasur ne toke. Por historia e incidenteve nuk perfundon ketu, pasi nje dite me pare nje balone u ul gabimisht ne nje parkim.

Top Channel