Kryeministri i ri i Greqise, Jorgo Papandreu ka prezantuar emrat e qeverise se re pas betimit ne presidence dhe ne Kishen Ortodokse ne pranine e kryepeshkopit.

Kabineti i drejtuar nga Papandreu do te perbehet nga 15 ministri, ku risia eshte Ministria e Mjedisit qe shtohet per here te pare ne nje kabinet qeveritar ne Greqi.

Gjithashtu, nje tjeter risi eshte dhe fakti se Papandreu do jete njekohesisht edhe minister i Jashtem i Greqise, detyre qe ai e ka kryer edhe me pare ne periudhen 1999-2004 ne epoken e qeverise Simitis. Zv/kryeminister eshte emeruar Teodor Pangalos, minister i Brendshem, Janis Ragusis, i Financave, Jorgo Papakostandinu, i Mbrojtjes, Evangjelos Venizellos, i Ekonomise, Luka Kaceli, i Mjedisit, Energjise dhe Ndryshimit te Klimes, Tina Birbili.

Minister i Edukimit dhe Ceshtjeve te Fese, Ana Diamantopulu, i Transporteve Dhimitri Repas, i Ceshtjeve te Sigurise, Andrea Lovredos, i Shendetesise dhe Ceshtjeve Sociale, Mariliza Ksenajanakopulu, i Bujqesise dhe Ushqimit, Katerina Baxheli, i Drejtesise dhe te Drejtave te Njeriut, Mihalis Krisohoidis dhe minister i Shtetit, Haris Pabukis.

Top Channel