Gjykata e Aopelit ne Arkansas te SHBA-se ka pranuar hapjen e ceshtjes gjyqesore te nje te burgosure 29 vjecare ne dem te rojes se burgut, e cila e kishte tepruar me masat e sigurise, duke veshtiresuar lindjen e saj.
E burgosur per mashtrim ne vitin 2003 kur ishte shtatezene prej 6 muajsh, Patricia Turensky ishte prangosur gjate kohes qe shkonte per ne maternitet edhe pse konsiderohej si nje e burgosur jo e rrezikshme. Sipas gjykates, gardiania nuk ka respektuar rregullat.
Por prangosja e 29 vjecares gjate dites se lindjes nuk zgjati vetem pak minuta, pasi policja qe e shoqeronte i ka vendosur prangat ne kavilje gjate momentit te lindjes. Kjo i ka shkaktuar probleme edhe pas lindjes pasi ajo nuk mund te levizte ne krevat, duke u detyruar te qendronte ne nje pozicion te vetem.
Top Channel