Raporti:1 ne 10 femije lindin para kohe

05/10/2009 09:20

Statistikat me te fundit flasin per nje numer te larte te te lindurve parakohe, cka do te thote se numri i foshnjave qe vdesin eshte ende i madh.

1/10 femije ne bote lind para kohe dhe numri i te vdekurve cdo vit per kete shkak eshte rreth 1 milion. Te dhenat publikohen ne raportin e organizates “March of Dimes” me Uashington. 85 % e lindjeve te parakohshme ndodhin ne Afrike dhe Azi me rreth 11 milione te lindur para kohe por kete problem e kane edhe vende te zhvilluara si SHBA. Rritja e te lindurve para kohe ne SHBA eshte me 36 %.

Lindja e parakohshme eshte nje fenomen qe lidhet me varferine, por ne SHBA ky problem derivon nga nje e mete tjeter e shoqerise, pasi eshte rritur ndjeshem numri i femrave qe vendosin te lindin pas moshes 35 vjec. Ky fakt shton rrezikshmerine e lindjes se parakohshme.

Top Channel