Barack-Michelle, pervjetori ne nje restorant modest

05/10/2009 10:05

Presidenti Amerikan, Barak Obama ka treguar se perhere e gjen pak kohe per jeten e tij private.

Disa jave me pare ai la me goje hapur nje shites pasi iu shfaq papritur ne banak, i veshur sportiv, ndersa te shpeshta jane edhe shetitjet e apo lojerat me vajzat e tij. Kete here, kreu i Shtepise se Bardhe ka menduar edhe per bashkeshorten, Michelle Obama, me te cilen ka festuar 17 vjetorin e marteses.

Cifti presidencial nuk ka dale jashte kryeqytetit per te festuar kete pervjetor. Ata jane mjaftuar me nje darken e “Blueduck Tavern”, nje restorant ne West End mes “Dupont Circle” dhe “Georgetown”. Darka mbaroi ne oren 21:15, ndersa restoranti ne fjale pasqyron shpirtin dhe jeten e thjeshte te familjes me te njohur amerikane pasi cmimet nuk jane shume te kripura.

Top Channel