Korce, 55-vjecarja godet kunaten me dru

04/10/2009 08:35

Nje sherr mes kunatash pas nje konflikti pronesie ka lene te plagosur nje grua 52-vjecare.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 te se premtes, ne fshatin Kallamas, te rrethit te Korces, kur protagoniste te nje sherri jane bere nje 55-vjecare, e cila e ndihmuar edhe nga vajza e saj, ka plagosur rende kunaten ne rrugen ndarese mes dy shtepive te tyre dhe me pas ka marre vajzen e eshte larguar drejt shtetit maqedonas.

Burime nga policia lokale bejne te ditur se nene e bije kane penguar 52-vjecaren Kristina Vojo, per te perdorur si dalje nga banesa rrugen ngjitur me shtepine.

Top Channel