Familjet shqiptare 12.4% te varfra

04/10/2009 08:10

Nje studim i kryer bashkerisht nga nje grup specialistesh te INSTAT-it, PNUD-it dhe Bankes Boterore, nxori si rezultat se Shqiperia vazhdon te provoje ulje te ndjeshme te varferise ne periudhen 2005-2008.

Rezultatet per 2008 tregojne se 12.4% e popullsise eshte e varfer kundrejt 18.5% ne 2005, dhe 25.4% ne 2002. Kjo tregon se rreth 200 mije persona nga rreth 575 mije qe ishin te varfer ne 2005 kane dale nga varferia vetem gjate periudhes 2005 deri ne 2008.

Varferia eshte perkufizuar si pamundesia e personave per te shpenzuar te pakten 5722 leke ne muaj per fryme ne 2008, ose 4891 Leke per fryme ne muaj ne 2002.
 

Top Channel