Trojet, zbardhet skema e arrestimeve

03/10/2009 19:30

Task Force ka urdheruar arrestime per dy punonjes te hipotekes se Vlores, nje biznesmen dhe kryeplakun e fshatit Vuno.

Mes te prangosurve eshte edhe kreu i zyres se regjistrimit te pasurise ne Vlore, Edmond Banushaj.

Gjate nje operacioni te koduar “Fillimi i Vjeshtes”, drejtoria e policise se Vlores, e cila kreu arrestimet, gjate nje komunikimi me median tha se u arrestua edhe ish-juristi Viktor Kulaj dhe biznesmeni Oert Begaj, pasi ne bashkepunim me njeri–tjetrin perfitonin toka ne bregdetin e Vlores, duke falsifikuar dokumentacionin e pronesise.

Policia ka lajmeruar se do te kryeje edhe te tjera arrestime ndaj personave qe dyshohen se jane te implikuar ne kete rrjet falsifikatoresh.

Ndersa kryeplaku i fshatit Vuno, i cili ishte vene ne pergjim me pare, u arrestua per te njejten akuze, qe sipas te dhenave policore e kishte te perseritur.

Ne bashkepunim me zyrtaret e hipotekes, Leonard Bala e kishte konsumuar disa here kete veper penale duke hedhur firmen ne dokumenta te falsifikuara me qellim nderrimin e pronesise se tokave ne fshatin Vuno.

Top Channel