Pese njesi vendore, zgjedhje me 15 nentor

03/10/2009 08:40

Presidenti Bamir Topi dekretoi daten 15 nentor per mbajtjen e zgjedhjeve te pjesshme lokale ne pese njesi vendore.

Te dielen e 15 nentorit do te votohet per kryetarin e Komunes Otllak, kryetarin e Komunes Fierze, kryetarin e Bashkise Fushe-Arrez, kryetarin e Bashkise Klos dhe kryetarin e minibashkise nr. 10 Tirane. Kreu i shtetit publikoi dje dekretin per mbajtjen e zgjedhjeve ne te njejten dite.

Ne mbeshtetje te nenin 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 te Kushtetutes se Shqiperise, si dhe te nenit 10, paragrafi 3 i ligjit nr. 10019, date 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”, Presidenti ka dekretuar zgjedhjet lokale ne Otllak, Fierze, Fushe-Arrez, Klos dhe Tirane.

eshte detyra e partive politike te zgjedhin tashme kandidatet me te cilet do te perfaqesohet ne zgjedhjet e 15 nentorit. Pese dekretet per mbajtjen e zgjedhjeve brenda nje dite kane hyre ne fuqi menjehere pas publikimit ne faqen zyrtare te presidences.

Keto komuna, bashki dhe minibashki kane ngelur pa drejtues pas perfshirjes ne garen per deputet te kryetareve te tyre. Rezultati i zgjedhjeve qe i beri pese kandidatet me mandate deputeti dhe hyrja e tyre ne sallen e Parlamentit, detyroi kreun e shtetit te dekretoje nje date per mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne pese zonat.

Ne Komunen Otllak, hyrja e Lefter Maliqit ne Parlament ka lene vakant karrigen e kryetarit te kesaj komune. Ne minibashkine numer 10 ne Tirane do te zhvillohen zgjedhjet e reja pasi Gerti Bogdani u zgjodh deputet ne Qarkun e Tiranes. Besnik Dushaj le vakant vendin e kryetarit te Komunes Fierze; Ndue Paluca ate te Bashkise Fushe-Arrez dhe Bedri Hoxha te Bashkise Klos.

Top Channel