Lezhe, aksidentohet motociklisti

03/10/2009 19:15

Nje aksident automobilistik u shenua pasditen e se shtunes ne aksin rrugor Lezhe-Shkoder dhe pikerisht ne Balldren.

Nje automjet tip “Golf” me targa te huaja ka goditur nje motociklete ne te cilen udhetonte shtetasi Gjergj Ujka.

Ky i fundit eshte demtuar rende dhe sipas burimeve zyrtare nga policia e Lezhes eshte nisur menjehere ne drejtim te Spitalit Ushtarak per ndihme mjekesore.

Drejtuesi i “Golf”-it ne momentin e aksidentit nuk ka ndaluar por ka ecur rreth gjysme kilometri e me pas ka braktisur automjetin.

Policia po punon per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes, identifikimin e autorit dhe ndalimin e tij.

Top Channel