SHBA, i beri “tattoo” djalit 7 vjecar

02/10/2009 22:30

Nje 26-vjecar rrezikon burgimin te perjetshem sepse i ka bere tatuazh ne shpatull djalit te tij 7 vjecar.

Ngjarja ka ndodhur ne Kaliforni ku Enrikue Gonzales, i njohur si anetar i nje nder bandave me te rrezikshme te qytetit u arrestua nen akuzen e dhunes ndaj djalit te tij minoren.

Gonazles u arrestua ne muajin maj dhe vec akuzes se pare per pjesemarrje dhe formim bande te armatosur, tashme i duhet te perballet edhe me akuzen e dyte qe cilesohet veper e rende penale nga ligjet kaliforniane.

Pala akuzuese i ka kerkuar gjykates ta cilesoje tatuazhin ne shpatullen e djalit 7 vjecar si “gjymtim te rende, e kryer me keqdashje dhe ne menyre te paligjshme ndaj nje minoreni te paafte per ta kuptuar”.

Ligjet kaliforniane e quajne kundervajtje penale tatuazhin tek personat nen 18 vjec dhe per kete veper parashikohen denime te renda qe mund te vuaje edhe 26 vjecari Enriko Gonzales i cili duhet te prese te premten e ardhshme per t’u njohur me verdiktin e gjykates.

Top Channel