Njeriu me i vjeter, Lucy ka nje paraardhes

02/10/2009 09:30

Shyhen kufijte e provave kohore qe vertetojne fillesat e jetes se njeriut ne Toke sepse tashme Lucy ka nje paraardhes dhe nuk eshte ekzemplari me i vjeter i zbuluar.

Skeleti i pjesshem i australopitekut femer eshte kaluar nga nje tjeter skelet femeror i quajtur “Ardi”, shkurtim i “Ardipithecus ramidus”. Revista ”Science” ka publikuar sot nje studim te gjate me 11 pune shkencore qe vertetojne primatin e ri.

Ardi u zbulua ne Etiopi dhe shpesh here eshte cilesuar si unaza lidhese mes shimjeve dhe njeriut pasi na afron shume me kete kafshe. Ardi eshte rreth 1 milione vjet me i vjeter se Lucy. Keto te dhena u moren pas analizave te hollesishme qe iu bene kafkes, dhembeve dhe skeletit. “Ardipithecus ramidus” eshte specie qe nuk u zhvillua me ritme te shpejta drejt njeriut te australopitegut.

Ne analizat qe u jane bere duarve dhe kembeve eshte vene re nje mozaik i nderlikuar qe nuk u ngjan as shimjeve dhe as njerezve. Sipas Tim White nga “University of California at Berkeley”, kjo eshte nje dritare e re per studimet rreth prejardhjes se njeriut.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel