Historia e Shqiperise te koleksioni i pullave

02/10/2009 19:10

Nderkohe qe politikane, historiane dhe studiues grinden per tekstet e tyre shkencore, nje njeri eshte shume i qete dhe i sigurt se zoteron celesin e se vertetes.

Shqiperia monarkiste, Shqiperia revolucionare, Shqiperia demokratike dhe ajo postmoderne. Ai i ka te gjitha, nje per nje.

Nje koleksion gjigant pullash postare jane guida historike e Ferik Ferres, nje filatelist i cili prej 40 vjetesh ka arritur te realizoje nje kryeveper te vertete.

“Nuk mund ta dish mire historine e nje vendi po nuk dite filateline. Cdo pulle ketu ka nje vlere te vecante”, thote Ferra.

Koleksionimi i pullave nuk nisi si nje pasion i lindur i tij, por thjesht si nje deshire per te imituar me te medhenjte. Aty rreth viteve 60, ne rinine e tij, i terhequr edhe nga e bukura qe perfaqesonin serite e pullave postare, Feriku filloi te mbledhe disa prej tyre.

“Kur isha i vogel shihja shume persona qe merreshin me filateli. E kur njeriu eshte i vogel perpiqet te imitoje me te medhenjte…megjithate nuk e dija vleren e pullave postare”, tregon Feriku.

Kohe me vone, Feriku do te kthehej ne nje dashamires te kesaj sipermarrjeje, te cilen e nisi pavetedijshem, por qe u plotesua dhe u pasurua me vitet.

“Ndodh qe deshira per kete lloj koleksioni bie. Duke vazhduar studimet, duke nxene gjithnje e me shume vura re se nje pjese e historise ka lidhje me filateline”, thote me tej ky i moshuar.

Sot, brenda koleksionit gjigant, fanatiku i filatelizmit numeron plot 10 koleksione, nga ai pullave pa vule e deri tek ajo qe ai e quan mbretereshe, koleksioni i historise postare. Te realizosh koleksione te tilla, nuk mjafton vetem pasioni. Duket kohe, perpjekje dhe mbi te gjitha shume para.

Volumi i koleksioneve filatelike te ketij 75- vjecari eshte i pafund. Teksa ndalet ne dy prej me te perzemertve nis e tregon per vlerat e rralla qe kane, jo vetem ne historine e postes shqiptare, por edhe ne shpirtin e tij.

Mes koleksioneve te tij, ka edhe disa grumbullime rezervash, sic i quan ai vete. Teksa na tregon nje te tille, feriku thote se kete dosje, deshiron t’ia trashegoje nipit te tij. Gjate rrefimit mbi punen dhjetra vjecare, ndalet dhe shprehet me keqardhje se brezi i ri, sot e ka humbur pasionin per kete disipline.

Koleksionet e fanatikut te filetalise shqiptare kane nje vlere marramendese te cilen ai nuk e cmon dot.

Nuk ka ndermend t’i shese kurre keto thesare edhe pse i jane ofruar shpesh here shuma te majme. Thote se deshira me e madhe eshte t’i ato trashegoje tek vajza, e cila ka shfaqur nje lloj pasioni ndaj filatelise.

Duke ruajtur me fanatizem qe ne prehistori, te dhenat e dokumetuara te krijimit te postes shqiptare, Feriku ka pranuar te kete me mire ne sirtare koleksionet e tij sesa nje thesar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel