Antibiotiket shpejt jashte “qarkullimit”

02/10/2009 03:00

Studiuesit dhe mjeket angleze paralajmerojne se shume antibiotike shpejt mund te mos japin me efekt ndaj bakterieve qe luftojne.

“Shume antibiotike nuk jane me efikase ne luften ndaj semundjeve dhe bakterieve pasi keta te fundit kane pesuar ndryshime rrenjesore c’ka ka lindur nevojen e kerkimeve te reja alternative per zevendesimin e ketyre aktuale”, thuhet ne raportin shkencor te te nje grupi studiuesish dhe mjekesh te “London School of Economics, Politics and Science”.

Antibiotiket per 60 vjet me radhe kane qene parandaluesit kryesore te semundjeve te ndryshme, dhe ky raport hedh nevojen e zbulimeve te reja te antibiotikeve duke shqyrtuar edhe ndryshimet e bakterieve.

Top Channel