Amianti, vrases i njeriut, konference boterore ne Itali

02/10/2009 09:00

Cdo vit, amianti shkakton ne bote rreth 100 mije viktima, kater mije vetem ne Itali.

Kjo eshte nje prej te dhenave te para qe doli nga Konferenca Boterore mbi Amiantin qe po zhvillohet ne Taormina, ne Sicili. Sipas specialisteve te mbledhur ne Itali nga Instituti i Larte per Parandalimin dhe Sigurine ne Pune, numri i viktimave do te rritet duke arritur piken kulminante ne periudhen 2015-2018 sepse amianti, qe njihet edhe me emrin vrasesi i heshtur, fillon te sjelle pasoja pas 40 vjetesh nga koha e kontaktiti me te.

Megjithese eshte lende natyrore, me fibra 1300 here me te holla se nje fije floku, amianti eshte shume ndotes per mjedisin dhe i rrezikshem per shendetin e njeriut. Ne Itali prej vitit 1992 eshte ndaluar perdorimi i tij, por tashme ai gjendet kudo neper ndertesat me te vjetra, mbulesa godinash industriale, neper trena, ashensore, dhe behet i rrezikshem kur siperfaqet demtohen.

Konferenca e Taormines synon te sensibilizoje opinionin publik me objektivin e ndalimit te amiantit ne te gjithe boten. Veshtiresia qendron edhe ne pastrimin e vendeve ku ndodhet amianti, vetem ne Itali numerose 28 mije pika te rrezikshme.

Top Channel