Fat Piruni, prej rreth nje dekade jeton ne nje shtepi-makine, e cila i ka te perfshira ne pak centimtra katrore edhe sallonin edhe dhomen e gjumit edhe dhomen e ngrenies edhe ballkonin.

E gjejme duke ngrene pak buke me djathe. Ushqehet me cfare i servirin komshinjte e kalimtaret e rastit. “Na vjen keq, e kemi komshi, nuk jetohet keshtu”, shprehet nje person qe jeton afer tij. Ndez cigaren e pas bukes dhe nis e flet per aventuren brenda dhomes si kuti sardelesh.

“Dal ne qender, vij fle ne darke, haj buke, fle serish”, thote ai. Fati eshte egjiptian modern. Simboli i makines ku banon, i kujton Sfinksin. Mikrobota e tij ngjan  si jeta e nje xhuxhi. Brenda makines se vogel i gjen te gjitha ne miniature, mini-tv bardhezi, tespihe, mini-dollap e minifrigorifer. “Fle shume keq se nuk hap as kembet por i mbeshtjell. Eshte shume ngushte”, shton Fati. Strofulla cerekshe eshte sajuar duke i hequr sediljet e parme makines. Me perde kartoni e tyli ka mbuluar penxheret e vogla. Piruni eshe pseudonimi i tij i dyte. Mbi makinerine e vjeteruar me te cilen eshte njesuar ai zgjon te pathenat.

Kujton vitet kur punonte si asistent dhe flinte tek ndertesat e firmave mbi Lane. “Kur na merrrnin ata te firmes me pirun qe punonim dhe me ka ngelur ky emer”, thote Fati. Ai eshte ne pritje te lenies se strehes se tij te vetme prej riparimi te trotuareve dhe rrugeve dytesore. Me humorin tipik qe nderron si koha, thote se eshte martuar me kete makine por nese do kishte nje apartament do bente dasem vertet. “Nuse gjej sa te dua, por ku ta cosh, nuk mbahen. Po u bera me lek, me shtepi te re, do martohem”, shton me humor. Fat Piruni, 43 vjecari invalid i temperaturave te larta, eshte i kuputur por ende I pashkaterruar. I ndare nga nje grua por jo nga piruni dhe makina. I vetmi ze qe vjen nga lumi eshte hingellima e kalit kullotes. Anes Lanes, i pangrene e  jo rreckosur ai ndjek ligjet e Merfit.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel