Bastexhinjte, ‘profesioni’ ku qan e qesh

30/09/2009 19:35

Dy here ne jave, tifoze te flakte ekipesh te panjohura futbolli, kane ditet e tyre te pagezimit me zjarrin.

Ekipet mund te jene nga kategoria e trete islandeze ose nga Kazakistani. Kjo s’ka fare rendesi.
 
Besimtaret e tyre fanatike, jane po aq te zellshem sa edhe tifozet e skuadrave te medha si Manchesteri, Barcelona apo Juventusi.

Keta tifoze periodike, jane bastexhinjte. Njerezit qe i investojne ndjenjat e tyre ashtu si edhe parate ne nje beteje te vazhdueshme me shansin, rastesine dhe nganjehere, marrezine.

Do te bejme nje shetitje te shkurter ne boten e skedinave dhe per udherrefyes do te kemi nje person qe prej te pakten 30 vjetesh eshte nje bastexhi i thekur.
 
Gezimi ose Xomja sic e therrasin koleget e basteve eshte nje familjar i rregullt dhe i vetdijshem per pasojat qe ka bixhozi.

Shpesh ai ka humbur para, ndersa ky lloj ‘profesioni’ i ka mesuar edhe hilet e veta.
 
Gezimi eshte shume i qete ose te pakten keshtu duket por me siguri nuk eshte aspak indifferent.
 
Gezimi e gdhin dhe e ngrys me baste por nuk le pas dore dhe familjen, ndaj se ciles tregon nje vemendje te vecante.

Megjithate ai nuk heq dore nga bastet, madje fton edhe miqte te vene nga nje skedine…

FOTO GALERI
1/7
Ankth e emocion gjate ndeshjeve

Top Channel