Ata qe flasin ‘gjuhen e bilbilit’

30/09/2009 19:45

Radioamatoristet e kane zet Facebook-un apo mesenxherin.

Ne keto momente Marjeta Hasa po lidhet me boten.Ajo po perdor alfabetin mors.
 
“Une perpiqem te hyj ne linje dhe te shoh se cilet nga miqte e mi jane aty e mund te komunikoj me ta”, thote Marjeta.

Secila nga 36 germat e alfabetit mors i korrespondon nje kodi te vecante qe perbehet nga pika dhe viza. Per shembull shkronja E eshte nje e rene e tastit…ndersa M-ja dy te rena te vazhdueshme te tastit…

E cilesuar si ‘gjuha e bilbilit’ qe komunikon me gjithe shqisat pervec te folurit ne terma teknike njihet si radioamatorizem. Marjeta e praktikon kete sport prej 7 vitesh dhe thote se i pelqen te komunikoje me njerez nga e gjithe bota pa qene nevoja t’i degjoje zerin apo t’i shohe fytyren.     
“Nuk kemi te bejme as me pamje, as me te folur zanor. Komunikimi me ane te tasteve nuk gjendet ne llojet e tjera te bisedes”, thote Marjeta.

Trajneri, Isa Mehmeti, sqaron se cdo shtet ka kodin dhe frekuencen e tij te vendosur nga Keshilli Kombetar i Radio-Televizionit

Radiomatorizmi lindi ne Shqiperi ne vitin 1952. Deri para viteve 90 roli i tij ishte vetem strategjik, ne luften lodhese te mbrojtjes artificiale te atdheut.

Edhe pse teknologjia e komunikimit eshte zhvilluar me perdorimin e celularit apo postes elektronike, radioamatorizmi mbetet nje veprimtari qe vecohet nga cdo hobby tjeter.

Keta jane ambasadore te heshtur. Ne Shqiperi numerohen mbi 1900 radioamatore te kategorise se pare dhe te dyte. Parrulla e tyre eshte: Rrofte
komunikimi i heshtur!

FOTO GALERI
1/9
Radioamatoristet 'urrejne' Facebook

Top Channel