Afrike e Jugut, martohet 4 here ne nje dite

30/09/2009 09:40

Te martohesh kater here? Ne fund te fundit nuk eshte nje lajm edhe aq i cuditshem pasi ky fenomen ndodh shpesh, por te martohesh ne te njejten dite kater here nuk ndodh ta degjojme shpesh.

Ne Afriken e Jugut nje 44 vjecar ka shkuar ne altar me 4 femra dhe kete e ka bere per te kursyer parate qe mund te kushtonin 4 dasma te vecanta. Grate do jetojne ne shtepi te ndara duke e detyruar bashkeshortin te respektoje kulturen Zulu per kaluar nga nje nate me secilen.

Poligamia lejohet me ligj ne Afriken e Jugut, madje eshte aq e perhapur sa edhe presidenti i vendit Jacob Zuma ka tre bashkeshorte. Protagonisti i ngjarjes se rralle quhet Milton Mbhele dhe eshte drejtues i komunes se Indakas. Ai ka mberritur ne ceremoni me nje limuzine te bardhe, i shoqeruar nga 4 bashkeshortet e tij te ardhshme.

“I dua te gjitha zonjat e mija ne te njejten mase. Mes tyre ka nje konkurrence te pademshme”, u shpreh dhendrri qe ne altar eshte detyruar te thote kater here “po”.

 

Top Channel