Spanje, pilula kunder abortit, pa recete mjekesore

28/09/2009 21:15

Spanja ka ndermarre nje hap mjaft te madh ne luften kunder shtatezanise se paplanifikuar, duke miratuar shitjen pa recete te ilacit “pilula e nje dite me pas”.

Qe prej dites se sotme cdo farmacist ne Spanje e shet kete ilac pa rekomandimin e mjekut. Sipas ministrit te Shendetesise, Trinidad Jimenez kjo mase eshte ndermarre per te lehtesuar poziten e femrave ne Gadishullin Iberik.

Pilula mund te perdoret deri ne 72 ore pas kontaktit seksual per te parandaluar nje shtatezani te padeshiruar nga cifti. Kjo mase synon gjithashtu te minimizoje numrin e aborteve ne Spanje qe eshte rritur ndjeshem gjate viteve te fundit.

Top Channel