Dashamir Ismaili eshte 39 vjec dhe prej shume vitesh ai jeton nje jete qe pakkush nga ne e njeh. Ishte nje adoleshent qe deshironte te behej basketbollist, por ne ne 16 tetor te vitit 1987 ai vrau shtetasin Dhimiter Beshiri per nje pako kikirike.

“Nuk do doja te ndodhte ne ate moshe qe isha, e jo me sot”, shprehet Dashamiri. Me pas, ai del para gjyqit popullor te Durresit ku u denua me vdekje. Qendroi ne pritje te vdekjes per 45 dite por ajo dite nuk erdhi kurre. Pas nje letre derguar Ramiz Alise dhe Aranit Celes, Dashamirit iu fal jeta dhe iu konvertua ne 25 vjet burg.

“Nuk e di cfare do bej neser sepse mbaj mend vetem kohen e sistemit komunist, kurse sot eshte ekonomia e tregut dhe te jetosh e veprosh ne liri”, shprehet 39 vjecari, i cili pret te perballet me nje realitet qe e ka enderruar prej vitesh, lirine.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel