Bretkosa qe hane zogj dhe hardhuca tiger

28/09/2009 12:30

Bretkosat qe hane zogj dhe hardhuca qe kane shiritat e tigrit, jane dy prej 163 specieve te reja qe jane zbuluar ne rajonin e Greater Mekong, ne juglindje te Azise.

Zbulimi i 100 bimeve te reja, 28 peshqve, 14 amfibeve, dy gjitareve dhe nje zogu jane disa prej zbulimeve me te reja qe kane shtuar biodiversitetin ne kete rajon.

“Eshte nje shkrirje e disa habitateve se bashku. Eshte nje nder pyjet me me lageshtire te planetit, malet te larta dhe shume habitate detare dhe tokesore te rralla”, eshte shprehur nje nga shkencetaret qe merren me studimin e zones, Barney Long.

“Ne kemi gjetur specie te reja peshku, primatesh dhe gjitaresh dhe asnje vend tjeter krahasohet per sasine e madhe te gjitareve qe jane zbuluar ne kete rajon. Kjo tregon se sa pak dime per kafshet qe gjenden ne kete rajon”, tha ai.

“Duke u nisur nga biodiversiteti do te kete edhe shume zbulime te reja”, shtoi Long.

Rajoni i Greater Mekong shtrihet ne disa vende ku kalon lumi Mekong: Kamboxhia, Myanmari, Tajlanda, Vietnami dhe provinca e Kines, Jujan.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel