Nje pasdite ne garzonieren e Markos dhe Anises, ciftit miks, nuk eshte e njejte me ate te te gjithe shqiptareve.

Ata bashkejetojne prej tre vitesh, por levizin sa andej ketej per te provuar dicka te re ne lagjet e ndryshme te kryeqytetit. Ata grinden, pajtohen, ndeqin shtratin dhe bejne punet e shtepise. Mbremja i gjen ne kuzhine, ajo lan pjatat ndersa ai gatuan si djale xhentil.

Marku eshte polak me shtetesi amerikane, ndersa Anisa nje tiranse. “Ketu ku jam me pelqen me shume sepse me duket se ka me shume mentalitet europian”, shprehet Anisa. Ata jane aktoret e telenoveles se perditshme te shitjes se bizhuve ne shkallet e piramides. Dita e tyre nis ne oren 11 pasi kane bere jeten e nates.

“Kur jam une e lodhur nuk eshte Marko, kur eshte ai nuk jam une. Gjithmone jami bashke, 24 ore”, thote Anisa, ndersa Marko shton: “Anisa pelqen me shume. Ajo di anglisht dhe une di pak shqip. Ne shtepi flasim me shume shqip”. Cifti duket i pavendosur per martesen dhe nje femije sepse pergjegjesia eshte me e madhe. “Kur shkojme mire bashke 100 % baby, kur nuk shkojme, jo baby”, perfundon me humor Marko. 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel