26 vjecarja qe eshte perhere femije…

28/09/2009 19:15

Jori eshte nje 26 vjecare qe jeton dhe punon ne Tirane. Ne ndryshim nga bashkemoshataret e saj, makiazhi i mengjesit per te nuk eshte i njejte.

Rrjedha e jetes e ka shtyre te punoje si nje animatore qe zbavit femijet. “Kam gati dy vjet qe e bej kete profesion. Jemi kater motra dhe kete ide e kemi krijuar qe te vogla. Me pas nga eksperiencat qe patem thame pse mos ta bejme kete gje edhe ne Shqiperi.

Profesioni qe enderroja ishte te behesha balerine. Kam mbaruar shkollen e mesme “Ismail Qemali” dhe te larten ne Itali per shkenca politike”, shprehet Jori. Ajo flet eshte per itenerarin ditor por edhe momentet e mira dhe te keqija te dites.

“Duhet te mposhtesh emocionet dhe problemet qe ke kaluar gjate dites. Duhet te harrosh gjithcka, sepse ne ato momente ekziston vetem femija qe ka ditelindjen”, thote e reja. Jori e mbyll diten ne oren 8-8:30 te darkes dhe me pas pergatitet per t’iu perkushtuar vetes nepermjet mundesive qe te ofron Tirana.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel