Mi ne avion, anulohet fluturimi

26/09/2009 12:15

Prezenca e nje miu ne nje avion te kompanise Air India, me destinacion Londren, pengoi nisjen e fluturimit nga Amristar, kryeqytet i Punjab.

238 pasagjeret ishin rehatuar neper poltrona, kur nje prej tyre pa miun mistrec dhe lajmeroi ekuipazhin.

Kerkimet per gjetjen e kafshes nuk paten rezultat. Ndaj pasagjeret zbriten nga avioni dhe udhetuan drejt Londres, me nje tjeter mjet fluturimi te kompanise.

Top Channel